V E N D I M PËR SHFUQIZIMIN E VENDIMIT NR.111, DATË 8.3.2001, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR REGJISTRIMIN E SIPËRFAQEVE TË TROJEVE, KU JANË KRYER INVESTIME PËR NDËRTIM OBJEKTESH, NË PRONËSI TË SHOQËRIVE HUAMARRËSE”
V E N D I M
PËR
SHFUQIZIMIN E VENDIMIT NR.111, DATË 8.3.2001, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR REGJISTRIMIN E SIPËRFAQEVE TË TROJEVE, KU JANË KRYER INVESTIME PËR NDËRTIM OBJEKTESH, NË PRONËSI TË SHOQËRIVE HUAMARRËSE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 121 e 124, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Vendimi nr.111, datë 8.3.2001, i Këshillit të Ministrave, “Për regjistrimin e sipërfaqeve të trojeve, ku janë kryer investime për ndërtim objektesh, në pronësi të shoqërive huamarrës”, shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA