V E N D I M MIRATIMIN, NË PARIM, TË PROTOKOLLIT TË ZGJERIMIT TË MARRËVESHJES SË STABILIZIM-ASOCIIMIT DHE MARRËVESHJES SË PËRKOHSHME, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, NGA NJËRA ANË, DHE KOMUNITETEVE EVROPIANE DHE SHTETEVE ANËTARE, NGA ANA TJETËR
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË PROTOKOLLIT TË ZGJERIMIT TË MARRËVESHJES SË STABILIZIM-ASOCIIMIT DHE MARRËVESHJES SË PËRKOHSHME, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, NGA NJËRA ANË, DHE KOMUNITETEVE EVROPIANE DHE SHTETEVE ANËTARE, NGA ANA TJETËR, NË KUADËR TË ANËTARËSIMIT TË REPUBLIKËS SË BULLGARISË DHE RUMANISË NË BASHKIMIN EVROPIAN
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të protokollit të zgjerimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe marrëveshjes së përkohshme, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, nga njëra anë, dhe Komuniteteve Evropiane dhe shteteve anëtare, nga ana tjetër, në kuadër të anëtarësimit të Republikës së Bullgarisë dhe Rumanisë në Bashkimin Evropian”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA