V E N D I M PER MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE MINISTRISË SË EKONOMISË DHE FINANCAVE TË REPUBLIKËS GREKE E ORGANIZATËS SË SIGURIMIT TË KR
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE MINISTRISË SË EKONOMISË DHE FINANCAVE TË REPUBLIKËS GREKE E ORGANIZATËS SË SIGURIMIT TË KREDIVE TË EKSPORTIT (ECIO)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 2, të ligjit nr.9075, datë 29.5.2003, “Për miratimin e kritereve dhe të termave kryesore të zgjidhjes së borxhit të jashtëm të trashëguar, të papaguar të Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Financave, të ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave të Republikës Greke e Organizatës së Sigurimit të Kredive të Eksportit (ECIO), për shlyerjen e borxhit të rrjedhur nga marrëveshja, ndërmjet Bankës së Shtetit Shqiptar dhe konsorciumit të bankave greke, datë 24.6.1991.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
03/12/2008