Presidenti Topi takohet me Kryetaren e Bashkisë së Milanos, Leticia Morati.

6 dhjetor 2008
Milano, Itali
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili ndodhet në Itali në kuadrin e një vizite zyrtare, zhvilloi një takim sot me Kryetaren e Bashkisë së Milanos, Leticia Morati.
Presidenti Topi, shprehu kënaqësinë për këtë takim me autoritetin e lartë vendor dhe mirënjohjen për pritjen e rezervuar duke vënë në dukje marrëdhëniet shumë të mira tradicionale dhe miqësore mes dy vendeve dhe popujve tanë dhe kontaktet gjithnjë e më të shpeshta politike të të gjitha niveleve.
Presidenti Topi nënvizoi nevojën që marrëdhëniet e shkëlqyera politike, dhe raportet e miqësisë tradicionale duhet të konkretizohen edhe me zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare dhe në këtë pikë, rajoni i Lombardisë dhe sidomos qyteti i Milanos mund të luajnë një rol shumë të rëndësishëm.
Kreu i shtetit u shpreh se edhe kjo vizitë, e nivelit më të lartë, ashtu si edhe ajo e para disa ditëve e Kryeministrit Berluskoni në Tiranë, ka një impakt të madh për zgjerimin e mëtejshëm të këtyre lidhjeve dhe partneritetit të konsoliduar tashmë strategjik, të kësaj klime miqësie dhe besimi mes dy vendeve tona.
Presidenti Topi përshkroi reformat e suksesshme të ndërmarra në Shqipëri si ajo në drejtësi, zgjedhore, reformat ekonomike me synimin e arritjes dhe përmbushjes sa më të shpejtë të standardeve integruese në strukturat euroatlantike.
Në takim u diskutua edhe për tërheqjen e investimeve të huaja, duke theksuar se mundësitë e investimeve të rajonit të Lombardisë dhe bashkëpunimi ekonomik janë shumë të mëdha në fusha si turizmi, energjitika, infrastruktura dhe binjakëzimi i një qytetit të tillë të rëndësishëm si ai i Milanos me kryeqytetin apo qytete të tjera shqiptare do të ishte një shembull shumë i mirë i marrjes dhe ndarjes së përvojave pozitive të qeverisjes vendore. Në këtë pikë Presidenti Topi e ftoi Kryetaren Morati për një vizitë zyrtare në Tiranë, ftesë e cila u pranua me kënaqësi.
Kryetarja e Bashkisë së Milanos, Leticia Morati, pasi shprehu kënaqësinë për vizitën e Kreut të shtetit shqiptar dhe e vlerësoi atë si një tregues shumë të rëndësishëm të nivelit të jashtëzakonshëm dhe miqësisë së fortë dhe tradicionale mes dy popujve tanë. Zonja Morati rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Italisë dhe të saj personale për projekte konkrete si në fushën e energjitikës, turizmit, teknologjisë. Si Kryebashkiake e Milanos me një shifër mbresëlënëse prej 10% të GDP-së së Italisë, zonja Morati premtoi të ndante përvojën dhe vlerat më pozitive duke thelluar bashkëpunimin me vendin tonë edhe në kuadër rajonal dhe administrim vendor.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Itali, Llesh Kola dhe Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Milano, Spartak Topallaj.