E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË DY AUTOKOLONAVE USHTARAKE SLLOVENE, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D I M  

PËR

LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË DY AUTOKOLONAVE  USHTARAKE SLLOVENE, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 16, pika 2, 17, 18 e 19, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:

1. Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë,  në datën 24 nëntor 2008, të dy autokolonave ushtarake sllovene, të përbëra, si më poshtë vijon:

a)   Autokolona e parë, me 1 (një) automjet dhe  5 (pesë) trupa;
b) Autokolona e dytë, me 2 (dy) automjete dhe   5 (pesë) trupa.

2. Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë për autokolonën e parë është pika e kalimit të kufirit Qafë-thanë dhe pika e daljes është pika e kalimit të kufirit  Porti i Durrësit.

3. Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë për autokolonën e dytë është pika e kalimit të kufirit Porti i Durrësit dhe pika e daljes është pika e kalimit të kufirit Qafë-thanë.

4. Procedurat për hyrjen, qëndrimin dhe daljen e këtyre trupave në Republikën e Shqipërisë janë parashikuar në marrëveshjen, ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave, nënshkruar në Londër, më 19 qershor 1951, të marrëveshjes, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe shteteve të tjera, që marrin pjesë në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre, nënshkruar në Bruksel, më 10 janar 1994, si dhe të protokollit shtesë, për marrëveshjen, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe të shteteve të tjera pjesëmarrëse në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre”, ratifikuar me       ligjin nr.8034, datë 22.11.1995.

5. Gjatë itinerarit të hyrjes, lëvizjes dhe daljes në/nga territori i Republikës së Shqipërisë, autokolonat ushtarake sllovene të shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

6. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


19/11/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›