E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË NJË AUTOMJETI DHE DY TRUPAVE USHTARAKE SLLOVENE, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D I M  PËR LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË NJË AUTOMJETI DHE DY TRUPAVE USHTARAKE SLLOVENE, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 16, pika 2, 17, 18 e 19, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

7. Lejimin e kalimit tranzit të 1 (një) automjeti ushtarak slloven dhe 2 (dy) trupave ushtarake sllovene, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, në itinerarin Porti i Durrësit - Qafë-thanë,  në datën  13 tetor 2008.

8. Procedurat për hyrjen, qëndrimin dhe daljen e këtyre trupave në/nga Republika e Shqipërisë janë parashikuar në marrëveshjen, ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave, nënshkruar në Londër, më 19 qershor 1951, të marrëveshjes, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe shteteve të tjera, që marrin pjesë në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre, nënshkruar në Bruksel, më 10 janar 1994, si dhe të protokollit shtesë për marrëveshjen, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe të shteteve të tjera, pjesëmarrëse në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre, ratifikuar me  ligjin nr.8034, datë 22.11.1995.

9. Automjeti dhe trupat ushtarake sllovene, gjatë itinerarit të lëvizjes nëpër territorin e Republikës së Shqipërisë, të shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

10. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


10/10/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›