V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.160, DATË 13.2.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, « PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE PËR VITIN 2008 NË MINISTRITË DHE INSTITUCIONET QENDRORE», TË NDRYSHUAR
V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.160, DATË 13.2.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, « PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE PËR VITIN 2008 NË MINISTRITË DHE INSTITUCIONET QENDRORE», TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, « Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008 », të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Në vendimin nr.160, datë 13.2.2008, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime:
1. Ministrisë së Brendshme, në numrin e punonjësve të miratuar për vitin 2008, t’i shtohen edhe 60 punonjës, për krijimin e komisioneve vendore të vlerësimit të titujve të pronësisë. Numri i përgjithshëm i punonjësve të kësaj ministrie, për periudhën tetor-dhjetor 2008, bëhet 13 125.
2. Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, në numrin e punonjësve, të miratuar për vitin 2008, t’i shtohen edhe 5 punonjës, për krijimin e sekretariatit teknik të komisionit qeveritar të tokës. Numri i përgjithshëm punonjësve të kësaj ministrie, për periudhën tetor-dhjetor 2008, bëhet 2 114.
3. Numri i përgjithshëm i punonjësve buxhetorë, për vitin 2008, për periudhën tetor-dhjetor 2008, bëhet 104 396 veta, i paraqitur në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
4. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në « Fletoren zyrtare ».
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
10/10/2008