V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN PËR INTERES PUBLIK TË PRONARËVE, TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, TË CILAT PREKEN NGA ZGJERIMI I RRUGËS DHE I TROTUARËVE, NË RRUGËN “11 NËNTORI”, NË BASHKINË E ELBASANIT
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN PËR INTERES PUBLIK TË PRONARËVE, TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, TË CILAT PREKEN NGA ZGJERIMI I RRUGËS DHE I TROTUARËVE, NË RRUGËN “11 NËNTORI”, NË BASHKINË E ELBASANIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga zgjerimi i rrugës dhe i trotuarëve, në rrugën “11 Nëntori”, në bashkinë e Elbasanit.
2. Vlera e përgjithshme e shpronësimit për pasuritë në sipërfaqe 872 (tetëqind e shtatëdhjetë e dy) m2 , tokë truall, dhe sipërfaqe ndërtese 898,25 (tetëqind e nëntëdhjetë e tetë presje njëzet e pesë) m2 , është 30 714 285,5 (tridhjetë milionë e shtatëqind e katërmbëdhjetë mijë e dyqind e tetëdhjetë e pesë pikë pesë) lekë, sipas listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Vlera e përgjithshme e shpronësimit të përballohet nga të ardhurat e bashkisë së Elbasanit, miratuar në buxhetin e vitit 2008.
4. Afati i përfundimit të procedurës së shpronësimit të jetë tre muaj pas miratimit të projektit.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale të përballohet nga bashkia e Elbasanit.
6. Afati i përfundimit të punimeve, të objektit “Zgjerimi i rrugës dhe trotuarëve, në rrugën “11 Nëntori””, të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga bashkia e Elbasanit.
7. Shpronësimi të bëhet në favor të bashkisë së Elbasnait dhe regjistrimi i ri i pasurisë së përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, të bëhet brenda 30 ditëve nga data e hyrjes në fuqi e këtij vendimi.
8. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe bashkia e Elbasanit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA27/01/2009