E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E LISTËS SË STANDARDEVE TË HARMONIZUARA SHQIPTARE, ME KARAKTER REFERUES PËR PREZUMIMIN E KONFORMITETIT TË MAKINERIVE

V E N D I M  PËR  MIRATIMIN E LISTËS SË STANDARDEVE TË HARMONIZUARA SHQIPTARE, ME KARAKTER REFERUES PËR PREZUMIMIN E KONFORMITETIT TË MAKINERIVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, pika 19, e 27, të ligjit nr.9779, datë 16.7.2007, “Për sigurinë e përgjithshme, kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të produkteve ushqimore”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë,Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

1.      Përcaktimin e standardeve të harmonizuara shqiptare, me karakter referues për prezumimin e konformitetit të makinerive, sipas listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2.      Standardet e harmonizuara shqiptare, numrat dhe titujt e të cilave janë përfshirë në listën e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, shërbejnë si dokumente reference për prezumimin e konformitetit të makinerive me kërkesat thelbësore, të përcaktuara në vendimin nr.1216,           datë 3.9.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të makinerive”.

3.      Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA


27/01/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›