V E N D I M PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES HIDROKARBURE, PËR ZHVILLIMIN DHE PRODHIMIN E HIDROKARBUREVE NË VENDBURIMIN E VISOKËS, NDËRMJET ALBPETROL, SHA-SË DHE IEC VISOKA, INC
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E MARRËVESHJES HIDROKARBURE, PËR ZHVILLIMIN DHE PRODHIMIN E HIDROKARBUREVE NË VENDBURIMIN E VISOKËS, NDËRMJET ALBPETROL, SHA-SË DHE IEC VISOKA, INC
27/01/2009
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 12 e 13, të ligjit nr.7746, datë 28.7.1993, “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e marrëveshjes hidrokarbure, për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve, në vendburimin e Visokës, ndërmjet ALBPETROL, sha-së dhe IEC VISOKA, Inc, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
27/01/2009