V E N D I M P Ë R NJË SHTESË NË VENDIMIN NR. 864, DATË 5. 12. 2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE TË DOKTORATËS, NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË, DHE PËRCAKTIMIN E KUSHTEVE, QË DUHET TË PLOTËSOJË STUDE
V E N D I M
P ë R
NJë SHTESë Në VENDIMIN NR. 864, DATë 5. 12. 2007, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR HAPJEN E PROGRAMEVE Të STUDIMEVE Të DOKTORATëS, Në INSTITUCIONET PUBLIKE Të ARSIMIT Të LARTë, DHE PëRCAKTIMIN E KUSHTEVE, Që DUHET Të PLOTëSOJë STUDENTI, PëR MARRJEN E DIPLOMëS PëR GRADëN SHKENCORE “DOKTOR”, Të NDRYSHUAR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 5, të vendimit nr.864, datë 5.12.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar”, shtohet pika 5/1, si më poshtë vijon:
“5/1. Promovimi i përshpejtuar i shkencëtarëve të rinj të talentuar
a) Kandidatët, që kanë diplomë universitare të nivelit të dytë (DND) ose diplomë universitare të integruar të nivelit të dytë (DIND) dhe kanë botuar, si autor i parë, së paku tre artikuj shkencorë, në revista të huaja, me faktor impakti mbi 1.0, kanë të drejtë t’i paraqesin dekanit të fakultetit dhe, për dijeni, rektorit të institucionit të arsimit të lartë, që ofron studime të doktoratës, një kërkesë për mbrojtjen e doctorates, mbi bazën e artikujve shkencorë të botuar (disertacion kumulativ). Kërkesa duhet të jetë e shoqëruar nga dy referenca/rekomandime nga profesorë, të vendit ose të huaj, që vlerësojnë se vëllimi dhe cilësia e punimeve shkencore të përfunduara me botimet e sipërpërmendura, plotësojnë kushtet për kërkimin e gradës shkencore “Doktor” dhe i propozojnë këshillit të profesorëve e dekanit ngritjen e jurisë për provimin e doktoratës.
b) Dekani i fakultetit ia kalon kërkesën menjëherë këshillit të profesorëve, për shqyrtim. Këshilli i profesorëve shprehet, brenda një muaji nga marrja e kërkesës, për ngritjen e jurisë për provimin e doktoratës dhe dekani nxjerr urdhër për ngritjen e saj.
c) Juria, brenda një muaji, vlerëson provimin e doktoratës së kandidatit, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr.864, datë 5. 12. 2007, “Për hapjen e programeve të studimeve të doktoratës, në institucionet publike të arsimit të lartë, dhe përcaktimin e kushteve, që duhet të plotësojë studenti, për marrjen e diplomës për gradën shke ncore “Doktor”, të ndryshuar.
ç) Kandidatët, që nuk janë në marrëdhënie pune në një institucion të arsimit të lartë, i dërgojnë kërkesë dekanit të fakultetit të institucionit të arsimit të lartë, që zhvillon studime të doktoratës në fushën ku është kryer kërkimi shkencor dhe është përgatitur teza e disertacionit në formë kumulative.
d) Në rastet kur dekani dhe këshilli i profesorëve, të fakultetit, shprehen negativisht për kërkesën e kandidatit/es, ai/ajo ka të drejtë të ankohet, tek rektori i institucionit të arsimit të lartë dhe tek ministri i Arsimit dhe Shkencës, dhe të kërkojë një rivlerësim të kërkesës.”.
2. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe institucionet e arsimit të lartë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
17/02/2010