V E N D I M PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.5, DATË 5.1.2002, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR PUNËN ME INFORMACIONIN E KLASIFIKUAR “SEKRET SHTETËROR” DHE TË NATO-s”, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
PëR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME Në VENDIMIN NR.5, DATë 5.1.2002, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR MIRATIMIN E RREGULLORES PëR PUNëN ME INFORMACIONIN E KLASIFIKUAR “SEKRET SHTETëROR” DHE Të NATO-s”, Të NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe neneve 25 e 31, të ligjit nr.8457, datë 11.2.1999, “Për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror””, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në kreun I, “Rregulla të përgjithshme”, të rregullores, që i bashkëlidhet vendimit nr.5, datë 5.1.2002, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Në pikën 1, bëhen këto ndryshime:
a) Shkronja “b” shfuqizohet.
b) Shkronja “c” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“c) Dërgimin në Regjistrin Qendror të DSIK-së të regjistrimeve (rekordeve) për informacionet e shkëmbyera drejtpërdrejt nga zyrat përkatëse, marrëse dhe dërguese, në një afat jo më vonë se 24 orë nga kryerja e veprimeve, sipas modelit të formatuar nga DSIK-ja.”.
2. Pas paragrafit të parë, të pikës1/1, shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Shkëmbimi i drejtpërdrejtë i informacionit të klasifikuar të NATO-s nga Zyra e Nënregjistrit të Jashtëm të Informacionit të Klasifikuar të NATO-s, në Përfaqësinë e Përhershme të Republikës së Shqipërisë, pranë Selisë së NATO-s në Bruksel, nga Zyra e Nënregjistrit të Informacionit të Klasifikuar të NATO-s, në Përfaqësinë Kombëtare Ushtarake, në SHAPE, për tek zyrat e Nënregjistrit të Informacionit të Klasifikuar të NATO-s, në ministri e institucione shtetërore.”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
17/02/2010