V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 377, DATË 31.5.2001, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SIGURIMIN E INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR “SEKRET SHTETËROR” NË MARRËDHËNIET NDËRKOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
PëR
DISA NDRYSHIME Në VENDIMIN NR. 377, DATë 31.5.2001, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR SIGURIMIN E INFORMACIONIT Të KLASIFIKUAR “SEKRET SHTETëROR” Në MARRëDHëNIET NDëRKOMBëTARE”, Të NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 25 e 31, të ligjit nr.8457, datë 11.2.1999, “Për informacionin e klasifikuar “Sekret shtetëror””, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.377, datë 31.5.2001, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime:
1. Shkronja “b”, e pikës 3, shfuqizohet.
2. Pika 4 shfuqizohet.
3. Në pikën 5, fjalët “...një person apo organizëm...” shfuqizohen.
4. Pika 6 shfuqizohet.
5. Pika 8 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“8. DSIK-ja autorizon, me shkrim, hapjen, në ministri dhe në institucione shtetërore, të zyrave të nënregjistrit të informacionit të klasifikuar të NATO-s, mbikëqyr veprimtarinë e tyre dhe, kur e gjykon të nevojshme, vendos mbylljen e tyre.
Shkëmbimi i informacionit të klasifikuar me NATO-n kryhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga zyrat e nënregjistrit të informacionit të klasifikuar të NATO-s, të ngritura pranë ministrive dhe institucioneve shtetërore.”.
6. Pika 9 ndryshohet, si më poshte vijon:
“9. Transmetimi, transportimi dhe transferimi i informacioneve e i materialeve të klasifikuara të NATO-s shteteve dhe organizatave të tjera ndërkombëtare të kryhen vetëm përmes personave, rrugëve e mjeteve të përcaktuara dhe të certifikuara përshtatshmërisht.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
17/02/2010