E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E KONTRATËS TË FORMËS “BOT”, TË LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE “IDEA VLORA”, SHA-SË, PËR PROJEKTIMIN, FINANCIMIN, NDËRTIMIN, OPERIMIN, MIRËMBAJTJEN DHE TRANSFERIMIN E PARKUT INDUSTRIAL

V E N D I M 

PËR

MIRATIMIN E KONTRATËS TË FORMËS “BOT”, TË LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE “IDEA VLORA”, SHA-SË, PËR PROJEKTIMIN, FINANCIMIN, NDËRTIMIN, OPERIMIN, MIRËMBAJTJEN DHE TRANSFERIMIN E PARKUT INDUSTRIAL, NË VLORË

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21, pika 4,  e 27, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, dhe të ligjit nr.9789, 19.7.2007, “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.  Miratimin e kontratës, të formës “BOT”, (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si autoritet kontraktues,  dhe “Idea Vlora”, sha-së, për projektimin, financimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e parkut industrial, në Vlorë, sipas tekstit dhe anekseve, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2.     Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI BERISHA


26/11/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›