V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR KUKËS-SHISHTAVEC
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR KUKËS-SHISHTAVEC
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “ Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, tё ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Kukës-Shishtavec, si rezultat i rrëshqitjeve.
2. Shpronësimi tё bëhet në favor të Drejtorisё sё Pёrgjithshme tё Rrugёve.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelёn, qё i bashkёlidhet kёtij vendimi, për sipërfaqen 7 452 (shtatë mijë e katërqind e pesëdhjetë e dy) m2, tokë/arë, me vlerë 2 012 040 (dy milionë e dymbëdhjetë mijë e dyzet) lekë, për kultura bujqësore, thekër, me vlerë 32 000 (tridhjetë e dy mijë) lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi, 2 044 040 (dy milionë e dyzet e katër mijë e dyzet) lekë.
4. Shpenzimet procedurale, në shumën 294 500 (dyqind e nëntëdhjetë e katër mijë e pesëqind) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Pёrgjithshme e Rrugёve.
5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 2 044 040 (dy milionë e dyzet e katër mijë e dyzet) lekë, të përballohet nga buxheti i vitit 2008, zëri “Shpronësime”, miratuar për Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.
6. Shpronësimi të fillojё më 30 nëntor 2008 dhe tё përfundojë më 30 dhjetor 2008.
7. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të bëjë likuidimin e pronarëve, brenda afatit të parashikuar në pikën 6, të këtij vendimi.
8. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Drejtoria e Pёrgjithshme e Rrugёve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
26/11/2008