V E N D I M PËR SHTYRJEN E AFATIT TË BOTIMIT TË NJOFTIMIT TË FITUESIT DHE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS SË LIDHUR, PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT, TË KRYERA NGA MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS DHE INSTITUCIONET NË VARËSI TË SAJ
V E N D I M
PËR
SHTYRJEN E AFATIT TË BOTIMIT TË NJOFTIMIT TË FITUESIT DHE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS SË LIDHUR, PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT, TË KRYERA NGA MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS DHE INSTITUCIONET NË VARËSI TË SAJ
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 75, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lejimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe të institucioneve në varësi të saj, bashkisë Durrës, të përfundojnë deri më 29 dhjetor 2008, procedurat e prokurimit për ndërtime, mallra e shërbime, me fondet e parashikuara në buxhetin e shtetit të vitit 2008, sipas aneksit nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Brenda këtij afati të përfshihen edhe publikimi i fituesit dhe publikimi i njoftimit të kontratës së lidhur në Buletinin e Njoftimeve Publike.
2. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
26/11/2008