E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PER TRANSFERIMIN E PAKETËS SË AKSIONEVE TË ZOTËRUARA NGA SHTETI NË “ALBTELECOM”, SHA-NË, TIRANË

V E N D I M 

PER 

TRANSFERIMIN E PAKETËS SË AKSIONEVE TË ZOTËRUARA NGA SHTETI NË “ALBTELECOM”, SHA-NË, TIRANË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 9 e 13, të ligjit nr.8306,  datë 14.3.1998, “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”, dhe të neneve 1 e 2, pika 4, të ligjit nr.8810, datë 17.5.2001, “Për përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë anonime “Albtelecom””, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Transferimin e paketës së aksioneve të zotëruara nga shteti, prej 16.7683661 përqindësh, te “Albtelecom”, sha-

 ja, Tiranë, nëpërmjet ankandit.

2.     Ky transferim të realizohet me asistencën e një shoqërie këshilluese ndërkombëtare.

3.     Shpenzimet, në vlerën 30 000 000 (tridhjetë milionë) lekë, për zhvillimin e  procedurave të përzgjedhjes së konsulentit, për shërbimet, që do të kryejë konsulenti, si dhe për shpenzime të tjera, të nevojshme për realizimin e transferimit të paketës, të mbulohen nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, deri në përfundim të procesit të shitjes.

4.     Pas përfundimit të procesit të shitjes, Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës t’i rimbursohen shpenzimet e përmendura në pikën 3, të këtij vendimi, nga të ardhurat e realizuara nga shitja e paketës së aksioneve shtetërore, sipas raportit financiar, të paraqitur nga kjo ministri.

5.     Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K r y e m i n i s t r i

 

 

SALI  BERISHA


11/02/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›