E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR. 478, DATË 18.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE TË DISA INSTITUCIONEVE, NË VARËSI TË MINISTRAVE TË LINJËS”, TË NDRYSHUAR

V E N D I M 

PËR 

NJË SHTESË NË VENDIMIN  NR. 478, DATË 18.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE TË DISA INSTITUCIONEVE, NË VARËSI TË MINISTRAVE TË LINJËS”, TË NDRYSHUAR

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të  nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës“, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.10 025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009“,  me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në fund të shkronjës “a”, të pikës 1, të vendimit nr.478, datë 18.7.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të shtohen edhe emërtesat “Shërbimi Gjeologjik Shqiptar dhe Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (Agjencia e Pagesave)”.

2. Pagat e punonjësve të tjerë të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (Agjencia e Pagesave) dhe të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar të përcaktohen në përputhje me vendimin për përcaktimin e pagave për punonjësit mbështetës të institucioneve buxhetore.

3. Efektet financiare, për vitin 2009, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet buxhetore, të miratuara për këto institucione në ligjin nr.10 025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në «Fletoren zyrtare» dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2009.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


11/02/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›