Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin vazhdon shqyrtimin nen për nen të projektligjit Për gjuetinë
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 25.2.2010, në orën 11:00, vazhdoi shqyrtimin nen për nen të projektligjit "Për gjuetinë.
Ishin të pranishëm në mbledhje përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave: Saimir Hoxha, Bajram Ejdiaj dhe Haki Zotaj.
Në këtë mbledhje u vijua me shqyrtimin e neneve 64 dhe 65, si dhe Kreut të Gjashtë të projektligjit.
Iu la detyrë përfaqësuesve të ministrisë të sjellin riformulimin, me qëllim përmirësimin, e neneve 64 dhe 65 të projektligjit.
Nenet 66 dhe 68 u miratuan pa ndryshime.
Në nenin 67, u redaktua pika 2 e tij.
Në nenin 69, u propozuan ndryshime në të dy pikat e tij.
Neni 70 pika 1 e tij, u riformulua.
Nenet 72 , 73 dhe 74 u miratuan pa ndryshime. Gjithashtu, Komisioni kërkoi nga përfaqësuesit e Ministrisë të sjellin riformulimin e neneve 75 dhe 77 të projektligjit, me qëllim përmirësimin përmirësimin e tyre. Përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave u shprehën dakord me këto ndryshime. Shqyrtimi përfundimtar i projektligjit, do të bëhet në mbledhjen e ditës së hënë, më datë 1.3.2010, në orën 11:00.