V E N D I M PËR CAKTIMIN E SHPËRBLIMIT DITOR PËR USHTARAKËT SHQIPTARË, TË DËRGUAR NË REPUBLIKËN E ÇADIT DHE REPUBLIKËN E AFRIKËS QENDRORE, NË KUADËR TË MISIONIT USHTARAK “MINURCAT”, TË ORGANIZATËS SË KOMBEVE TË BASHKUARA &nb
V E N D I M
PËR
CAKTIMIN E SHPËRBLIMIT DITOR PËR USHTARAKËT SHQIPTARË, TË DËRGUAR NË REPUBLIKËN E ÇADIT DHE REPUBLIKËN E AFRIKËS QENDRORE, NË KUADËR TË MISIONIT USHTARAK “MINURCAT”, TË ORGANIZATËS SË KOMBEVE TË BASHKUARA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.10114, datë 9.4.2009, “Për miratimin e aktit normativ nr.1, datë 2.4.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për dërgimin e një kompanie të Forcave të Armatosura në Republikën e Çadit dhe në Republikën e Afrikës Qendrore, si kontribut i Republikës së Shqipërisë, në misionin “Minurcat”, të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, dhe të ligjit nr.10 025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpërblimi ditor për ushtarakët shqiptarë, të dërguar në Republikën e Çadit dhe Republikën e Afrikës Qendrore, në misionin “Minurcat”, të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të jetë 60 (gjashtëdhjetë) euro për çdo ditë qëndrimi në këtë mision. Trajtimi financiar të fillojë nga data e dërgimit me mision të kontigjentit ushtarak.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, në masën 1 020 600 (një milion e njëzet mijë e gjashtëqind) euro, të përballohen nga buxheti i vitit 2009, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes.
3. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
28/05/2009