V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.502, DATË 18.7.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, ME KARAKTER SEKRET, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI SHËRBIMIT INFO
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.502, DATË 18.7.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, ME KARAKTER SEKRET, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI SHËRBIMIT INFORMATIV SHTETËROR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 6, 8, pika 3, e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Formulari për inventarizimin e pronës së paluajtshme shtetërore: “Objekti “Gjethi””, adresa “Rruga “4 Shkurti”, Tiranë”, që i bashkëlidhet vendimit nr.502, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, zëvendësohet me formularin, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Shërbimi Informativ i Shtetit dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
28/05/2009