E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR DHËNIEN E LICENCËS PËR HAPJEN E INSTITUCIONIT ARSIMOR PRIVAT, PARAUNIVERSITAR, SHKOLLË 9-VJEÇARE, E CIKLIT TË LARTË, “HAFIZ ABDULLAH ZËMBLAKU”, QË NË PROGRAMIN MËSIMOR DO TË ZHVILLOJË EDHE LËNDË FETARE

V E N D I M

PËR 

DHËNIEN E LICENCËS PËR HAPJEN E INSTITUCIONIT ARSIMOR PRIVAT, PARAUNIVERSITAR, SHKOLLË 9-VJEÇARE, E CIKLIT TË LARTË, “HAFIZ ABDULLAH ZËMBLAKU”, QË NË PROGRAMIN MËSIMOR DO TË ZHVILLOJË EDHE LËNDË FETARE

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 44,  të ligjit nr.7952, datë 21.6.1995, “Për sistemin arsimor parauniversitar”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Dhënien e licencës për hapjen e institucionit arsimor privat, parauniversitar, shkollë 9-vjeçare, e ciklit të lartë, “Hafiz Abdullah Zëmblaku”,  në qytetin e Korçës, që në programin mësimor do të zhvillojë edhe lëndë fetare.

2.     Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për të ndjekur zbatimin e dispozitave, ligjore e nënligjore, për arsimimin, edukimin dhe formimin në këtë institucion.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI  BERISHA


21/10/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›