V E N D I M PËR DHËNIEN E LICENCËS PËR HAPJEN E INSTITUCIONIT ARSIMOR PRIVAT PARAUNIVERSITAR, SHKOLLË E MESME, “KRYQI I NDERUAR”
V E N D I M
PËR
DHËNIEN E LICENCËS PËR HAPJEN E INSTITUCIONIT ARSIMOR PRIVAT PARAUNIVERSITAR, SHKOLLË E MESME, “KRYQI I NDERUAR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 44, të ligjit nr.7952, datë 21.6.1995, “Për sistemin arsimor parauniversitar”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Dhënien e licencës për hapjen e institucionit arsimor privat, shkollë e mesme, “Kryqi i nderuar”, në Sukth, Durrës, që, sipas programit mësimor, do të zhvillojë edhe lëndë fetare.
2. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për të ndjekur zbatimin, nga ky institucion, të dispozitave, ligjore e nënligjore, për arsimimin, edukimin dhe formimin e nxënësve.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
01/07/2009