E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.233, DATË 21.2.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË RADIOSTACIONIT TË KASHARIT NGA RADIOTELEVIZIONI PUBLIK SHQIPTAR TE MINISTRIA E FINANCAVE DHE PËR KALIMIN NË PËRGJ

V E N D I M 

PËR 

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.233, DATË 21.2.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË RADIOSTACIONIT TË KASHARIT NGA RADIOTELEVIZIONI PUBLIK SHQIPTAR TE MINISTRIA E FINANCAVE DHE PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI RADIOTELEVIZIONIT PUBLIK TË MJEDISEVE TË ATELIESË SË RE”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, 10, 11, 13, shkronja “c”, e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

 

Pika 3, e vendimit nr.233, datë 21.2.2008, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“3. Objekti “Atelie e re”, me sipërfaqe të përgjithshme 1 213 (një mijë e dyqind e trembëdhjetë) m2, në pronësi të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, t’i kalojë në përgjegjësi administrimi Radiotelevizionit Publik Shqiptar.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


01/07/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›