E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.255, DATË 27.4.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR FONDIN E EKSELENCËS, PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË STUDENTËVE E SHKENCËTARËVE TË RINJ, TË SHKËLQYER”, TË NDRYSHUAR

V E N D I M 

PËR 

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.255, DATË 27.4.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR FONDIN E EKSELENCËS, PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË STUDENTËVE E SHKENCËTARËVE TË RINJ, TË SHKËLQYER”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

 

Paragrafi i parë, i shkronjës “a”, të pikës 2, të vendimit nr.255, datë 27.4.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“a) studentët, që ndjekin studimet e doktoratës, jashtë shtetit, pasi kanë përfunduar ciklin e parë e të dytë të studimeve universitare brenda vendit, me notë mesatare mbi 9, për shkencat natyrore, inxhinierike e të jetës, dhe mbi 9.5, për shkencat ekonomike e shoqërore, ose, përkatësisht, mbi 8, për shkencat natyrore, inxhinierike e të jetës, dhe mbi 8.5, për shkencat ekonomike e shoqërore, për studimet e kryera jashtë shtetit në secilin cikël studimi, si dhe shkencëtarët e rinj, pasi kanë përfunduar studimet e doktoratës, me vlerësim maksimal, kur:”. 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


01/07/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›