V E N D I M PËR KOMPENSIMIN NË TË HOLLA TË SUBJEKTIT TË SHPRONËSUAR, AMBASADA FRANCEZE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
V E N D I M
PËR
KOMPENSIMIN NË TË HOLLA TË SUBJEKTIT TË SHPRONËSUAR, AMBASADA FRANCEZE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 14, pika 1, shkronja “d”, e 17, të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.10 025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kompensimin në të holla të subjektit të shpronësuar, ambasada franceze në Republikën e Shqipërisë, për sipërfaqen e njohur 557,75 (pesëqind e pesëdhjetë e shtatë presje shtatëdhjetë e pesë) m2, në vlerën 17 332 500 (shtatëmbëdhjetë milionë e treqind e tridhjetë e dy mijë e pesëqind) lekë.
2. Vlera e parashikuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe t’i vihet në dispozicion Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronës, e cila të kryejë veprimet për kalimin e saj në njërën nga bankat e nivelit të dytë, në emër të ambasadës franceze, në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me procedurat për zbatimin e buxhetit të shtetit.
3. Ngarkohen ministri i Financave, ministri i Drejtësisë dhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
01/07/2009