E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.835, DATË 11.6.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E MADHËSISË SË PAKETËS SË AKSIONEVE TË KAPITALIT TË SHOQËRISË ANONIME “OPERATORI I SISTEMIT TË SHPËRNDARJES”, QË U OFROHET IN

V E N D I M

PËR

DISA  SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN  NR.835, DATË 11.6.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E MADHËSISË SË PAKETËS SË AKSIONEVE TË KAPITALIT TË SHOQËRISË ANONIME “OPERATORI I SISTEMIT TË SHPËRNDARJES”, QË U OFROHET INVESTITORËVE STRATEGJIKË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 7, të ligjit nr.8306, datë 14.3.1998, “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”, dhe të neneve 7, 8 e 9, të ligjit nr.9889, datë 20.3.2008, “Për përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë anonime “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes” (OSSH)”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.  Në tekstin e instruksioneve, për realizimin e tenderit për privatizimin e shoqërisë anonime “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes”, që i bashkëlidhet  vendimit nr.835, datë 11.6.2008, të Këshillit të Ministrave, të bëhen  shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:

a) Në nënpikën 2.5.1, të pikës 2.5, “Afatet kohore të planit të punës”, plani i  afateve kohore është sipas tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

b) Në pikën 3.1.1, “Dokumente, që përbëjnë ofertën”, të bëhen këto shtesa:

i) Në nënndarjen “iii”, të shkronjës “a”, pas fjalëve “… me inicialet e ofertuesit…”, të shtohen “… subjekt vetëm të: a)  ndryshimit të kufizuar; b) ndryshimit të hapur, sipas pikës 5.2.1, më poshtë …”.
ii) Në fund të shkronjës “b” shtohen fjalët “… subjekt vetëm i ndonjë ndryshimi, nëse është lejuar, sipas pikës 5.2.1, më poshtë…”.

c)  Pika 3.2.4 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“3.2.4 Qëllimi i garancisë së ofertës është të sigurojë që ofertuesi fitues do të negociojë dhe zbatojë, brenda tridhjetë (30) ditëve kalendarike, pas njoftimit të ofertuesit fitues, marrëveshjen e blerjes së aksioneve, kryesisht në formën e kopjes së shënuar me iniciale, të përfshirë në ofertën e tij, të ndryshuar vetëm për të vlerësuar:

i) ndryshime të vogla të projektit, për sqarimin, dhe të përfundimit të marrëveshjes së blerjes së aksioneve;
ii) këto ndryshime, nëse ka, të parashtruara në seksionet e shënuara, në përputhje me pikën 5.2.1, më poshtë, dhe të pranuara nga ofertuesi fitues dhe Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës;
iii) BAFO SPA, sipas pikës 5.3.4, më poshtë.”.

ç)  Shkronja “c”, e pikës 3.2.7, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“c)  nëse ofertuesi fitues dështon në negociimin dhe zbatimin e marrëveshjes së blerjes së aksioneve, në formën e kopjes me iniciale, të përfshirë në ofertën e tij, të ndryshuar vetëm për të vlerësuar:

iv) ndryshime të vogla të projektit, për sqarimin, dhe të përfundimit të marrëveshjes së blerjes së aksioneve;
v) këto ndryshime, nëse ka, të parashtruara në seksionet e shënuara, në përputhje me pikën 5.2.1, më poshtë, dhe të pranuara nga ofertuesi fitues dhe Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës;
vi) BAFO SPA, sipas pikës 5.3.4, më poshtë, ose…”.

     d)  Pika 3.6, “Çmimi i blerjes”, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“3.6 Oferta financiare do të përmbajë çmimin e ofertuesit (Çmimi i kufizuar i blerjes), që duhet të shprehet si një sasi fikse, në euro, për t’u paguar për blerjen e shtatëdhjetë e gjashtë për qind (76%) të aksioneve të OSSH-së, bazuar në ndryshimin e kufizuar të marrëveshjes së blerjes së aksioneve. Oferta financiare mund të përmbajë, gjithashtu, një çmim indikativ blerjeje (“Çmimi i hapur i blerjes”) për t’u paguar në bazë të ndryshimit të hapur të marrëveshjes së blerjes së aksioneve.”.

dh) Në nënpikën 4.1.2, të pikës 4.1, “Vulosja dhe shënimi i ofertës”, afati “15 shtator 2008” zëvendësohet me “29 shtator 2008”.
 
e) Pika 5.2, “Vlerësimi i ofertave”, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“5.2  Pas hapjes së secilës ofertë teknike, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave do të shqyrtojë ofertat teknike, për të përcaktuar nëse ato janë të plota dhe në përputhje me udhëzimet për ofertuesin. Marrëveshja e blerjes së aksioneve mund të paraqitet me një ndryshim të hollësishëm (projekti aktual i propozuar dhe jo koncepte të përgjithshme) (“Ndryshimi i kufizuar”), të nënpikave të mëposhtme (“Seksionet e kufizuara”):

• Titulli dhe garancia e detyrimeve;
• Kushtet parësore në mbyllje - vetëm referuar borxheve afatgjata të kreditorëve dhe PRG (kufizuar në miratimin e komitetit të veprimeve të BB-së);
• Mekanizmi i rregullimit të çmimit-referuar vetëm rregullimit të çmimit të blerjes;
• Justifikimi i borxhit të keq;
• Teprica e fitimit për RPS-në;
• Mekanizmi i kompensimit për të ardhurat e panjohura në tarifat e shitjes;
• Niveli i RoE-së;
• Niveli fillestar i humbjeve të shpërndarjes, të njohura në tarifat e shitjes, por jo në programin e reduktimit të humbjeve;
• Përfaqësimet dhe garancitë për hapjen e plotë të informacionit material.

Ndryshimi i kufizuar duhet të tregohet qartë në një faqe kapak, si “Ndryshim i kufizuar”, dhe të gjitha ndryshimet duhet të jenë të formës “Track-change”.

Përveç ndryshimit të kufizuar dhe ndryshimit të hapur (shih më poshtë), asnjë ndryshim tjetër nuk do të pranohet në marrëveshjen e blerjes së aksioneve.

Ofertuesit mundet, por nuk është e kërkuar, të paraqesin, përveç ndryshimit të kufizuar, një marrëveshje të blerjes së aksioneve, që përmban një ndryshim të hollësishëm (projekti aktual i propozuar dhe jo koncepte) në çdo seksion të marrëveshjes së blerjes së aksioneve, të zgjedhur nga ana e tyre (ndryshimi i hapur). Ndryshimi i hapur duhet të tregohet qartë në një faqe kapak si “Ndryshim i hapur”, dhe të gjitha ndryshimet duhet të jenë të formës “track-change”.

5.2.1. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave do t’i vlerësojë ofertat teknike në bazë të vlerësimit kalon/nuk kalon (pass/fail). Objekt i vendimit përfundimtar të këtij paragrafi është:

i) nëse oferta respekton kushtet minimale të performancës teknike, të përcaktuara në aneksin 17, ajo do të vlerësohet “kalon”;
ii) nëse oferta nuk respekton kushtet minimale të performancës teknike, të përcaktuara në aneksin 17, ajo do të vlerësohet “nuk kalon”.
    
5.2.2. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, pas vlerësimit të të gjitha ofertave teknike, ua njofton rezultatin të gjithë ofertuesve, së bashku me datën, kohën dhe vendin e hapjes së ofertave financiare.”.

ë) Pika 5.3, “Hapja e ofertave financiare”, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“5.3.1. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave hap zarfat e ofertave financiare vetëm të ofertuesve, oferta teknike e të cilëve është vlerësuar “kalon”.

5.3.2. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave do të ketë tri (3) ditë kohë nga data e hapjes së ofertave financiare për t’i vlerësuar ato, në përputhje me pikën 5.3. Ofertat financiare renditen në bazë të çmimit të kufizuar të blerjes, që përmbahet në këto oferta financiare, nga çmimi më i lartë në atë më të ulët. Një renditje e ngjashme bëhet edhe bazuar në çmimin e hapur të blerjes (por kjo renditje do të jetë për qëllime indikative, për “BATO Stage”, si përshkruhet më poshtë).

5.3.3.  Brenda tri (3) ditëve nga data e hapjes së ofertave financiare, kryetari i  Komisionit të Vlerësimit të Ofertave përgatit një raport përmbledhës (“Raporti fillestar i vlerësimit”). Gjithashtu, ai mund:

i) të propozojë një ofertues të parapëlqyer për Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës;
ii) të procedojë në “BATO Stage”, sikurse përcaktohet në pikën 5.3.5, më poshtë.

Raporti fillestar i vlerësimit përfshin:

a) Objektin e procesit të tenderimit dhe përqindjen e aksioneve, të ofruara për shitje;
b) Një përmbledhje të shkurtër të procedurës dhe numrit të ofertave të dorëzuara;
c) Një përmbledhje të ofertave të dorëzuara;
      ç)  Vlerësimin e çdo oferte;
d)  Një renditje të ofertuesve, në përputhje me vlerësimin e kryer për ofertat respektive;
      dh)  Një rekomandim:

i) të përzgjedhjes së një ofertuesi të parapëlqyer, në bazë të çmimit të kufizuar të blerjes;
ii) procedimi në “BATO Stage”.

5.3.4. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave do të dorëzojë raportin fillestar të vlerësimit në Këshillin e Ministrave, nëse rekomandimi është për të përzgjedhur një ofertues të parapëlqyer, në bazë të çmimit të kufizuar të blerjes. Pas miratimit të ofertuesit fitues nga Këshilli i Ministrave, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka të drejtë të hyjë në marrëveshje për blerjen e aksioneve me ofertuesin fitues, bazuar në ndryshimin e kufizuar.

5.3.5. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, nëse do të rekomandojë të mos përzgjedhë një ofertues të parapëlqyer, sipas çmimit të kufizuar të blerjes, duhet të zbatojë procedurat e mëposhtme (“BAFO Stage”):

a) Të ruajë të gjitha ofertat teknike dhe ofertat financiare, të paraqitura nga ofertuesit, duke mbajtur konfidenciale sasitë e vendosura në çmimet e kufizuara të blerjes dhe çmimet e hapura të blerjes, të paraqitura nga ofertuesit, si dhe identitetin e një ofertuesi, që ka bërë komente në ndryshimin e kufizuar ose në ndryshimin e hapur. Duhet të ruajë edhe sigurimin e ofertës, për procedurat e përshkruara në shkronjat “b” e “c”, më poshtë:
b) Të përgatisë një marrëveshje të rishikuar të blerjes së aksioneve, bazuar në ato komente, të cilat duhet të përfshihen nga ndryshimet e kufizuara dhe ndryshimet e hapura, të paraqitura në ofertat filletare (“BAFO SPA”). Këto “BAFO SPA” do të parashtrohen për ata ofertues, të cilët janë vlerësuar “kalon” për ofertat teknike të mëparshme (“BAFO-Ofertuese”).
c) Ofertuesit BAFO ftohen të paraqesin një ofertë më të mirë dhe përfundimtare (“BAFO Ofertë”) brenda 7 (shtatë) ditëve, duke përgatitur:

i) BAFO SPA (“BAFO ofertën teknike”);
ii) Një propozim financiar (“BAFO oferta financiare”), e cila duhet të përmbajë çmimin e BAFO ofertuesit, të shprehur si një vlerë fikse, në euro, për t’u paguar për blerjen e      76 % (shtatëdhjetë e gjashtë për qind) të aksioneve të OSSH-së, bazuar në BAFO SPA (“BAFO çmimi i blerjes”).
ç) Dispozitat në pikat 3.10, 4 e 5 zbatohen “mutatis mutandis” në ofertat BAFO. Gjithsesi duhet që oferta teknike BAFO të vlerësohet “kalon”, nëse ajo është paraqitur pa komente ose kushte, dhe “nuk kalon”, nëse është ndryshuar ose me kushte, dhe parashikohet më tej që ofertat financiare BAFO të këtyre ofertuesve BAFO, që kanë marrë vlerësimin “kalon”, do të vlerësohen dhe renditen bazuar në çmimet e blerjes BAFO respektive.
d) Komisioni i Vlerësimit të Ofertave do të paraqesë raportin e vlerësimit (“Raportin e vlerësimit BAFO”) në Këshillin e Ministrave. Pas miratimit të ofertuesit fitues nga Këshilli i Ministrave, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka të drejtë të hyjë në marrëveshje për blerjen e aksioneve me ofertuesin fitues, bazuar në BAFO SPA.”.

f)  Pika 5.7, “Miratimi i vlerësimit”, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“5.7.1. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave do t’i paraqesë Këshillit të Ministrave raportin fillestar të vlerësimit ose raportin e vlerësimit BAFO, sipas rastit, me renditjen e ofertuesve. Këshilli i Ministrave miraton raportin e vlerësimit dhe shpall ofertuesin fitues.

 5.7.2. Këshilli i Ministrave mundet, që, në çdo kohë, përpara shpalljes së ofertuesit fitues, të anulojë procedurën e tenderit, pa u dhënë argumente ofertuesve.”.

 g) Në pikën 5.8, “Përcaktimi i ofertuesit fitues dhe sesionet e finalizimit”, bëhen këto ndryshime:

a) Nënpika 5.8.1. ndryshohet, si më poshtë vijon:

“5.8.1. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës do të shpallë njoftimin për ofertuesin fitues, oferta e të cilit ka arritur pikët më të larta finale “Ofertuesi fitues”. Ofertuesi fitues do të ftohet të marrë pjesë në sesionet finalizuese të marrëveshjes së blerjes së aksioneve dhe duhet ta zbatojë këtë marrëveshje brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e njoftimit. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës mund të bëjë vetëm:

i) ndryshime të vogla në hartim, për të qartësuar dhe finalizuar marrëveshjen e blerjes së aksioneve ose të BAFO SPA, për çdo rast;
ii) ato ndryshime, nëse ka, të parashtruara në ndryshimin e kufizuar;
iii) me përjashtim të klauzolave të parashtruara në nënndarjen (ii) të vendimit, të përcaktuar më lart, ofertuesit fitues do t’i kërkohet të zbatojë marrëveshjen e blerjes së aksioneve në formën e kopjeve të nënshkruara, të dorëzuara si pjesë të ofertës së tij teknike.”.

b) Nënpika 5.8.4. ndryshohet, si më poshtë vijon:

“5.8.4. Nëse brenda 30 (tridhjetë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit të ofertuesit fitues, Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës i bëhet i ditur se ofertuesi fitues nuk do ta zbatojë marrëveshjen e blerjes së aksioneve, bazuar në ndryshimin e kufizuar ose në BAFO SPA, kjo ka të drejtë të konfiskojë garancinë e ofertës së ofertuesit fitues dhe të ftojë për negociata ofertuesit e tjerë, sipas renditjes, derisa marrëveshja e blerjes së aksioneve të zbatohet ose, në të kundërt, refuzon të gjitha ofertat e mbetura.”.

2.  Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›