E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT, TË CIKLIT TË DYTË, PRANË UNIVERSITETIT TË TIRANËS, NË VITIN AKADEMIK 2008-2009

V E N D I M

PËR

HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT, TË CIKLIT TË DYTË,  PRANË UNIVERSITETIT TË TIRANËS, NË VITIN AKADEMIK 2008-2009

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 1. Hapjen, pranë Universitetit të Tiranës, të programeve të mëposhtme të studimit, të ciklit të dytë, sipas fakulteteve:

a) Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës:

i) Programi i studimit “Kimi”, me profilin “Analiza kimike dhe vetitë e lëndës”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të dytë, DND, në kimi, profili analiza kimike dhe vetitë e lendës.

ii) Programi i studimit “Matematikë”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të dytë, DND, në matematikë.

  iii)Programi i studimit “Inxhinieri matematike dhe informatikë”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të dytë, DND, në inxhinieri matematike dhe informatikë.
            iv) Programi i studimit “Informatikë”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të dytë, DND, në informatikë.

b) Në Fakultetin e Shkencave Sociale:

i) Programi i studimit “Filozofi sociale”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të dytë, DND, në filozofi sociale.

ii) Programi i studimit “Shkenca Politike”, me profilin “Teoritë politike”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të dytë, DND, në shkenca politike, në profilin teori politike.


2. Programet e studimeve të ciklit të dytë realizohen me 120 kredite dhe zgjatja normale e tyre është dy vite.

3. Këto programe studimi të fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2008-2009.

4. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2008, miratuar për Universitetin e Tiranës.

5. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›