E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.1, DATË 10.1.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, « PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE PËR PROKURIMIN PUBLIK », TË NDRYSHUAR

V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.1, DATË 10.1.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, « PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE PËR PROKURIMIN PUBLIK », TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 75,  të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, « Për prokurimin publik », të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Në tekstin « Rregullat për prokurimit publik », që i bashkëlidhet vendimit nr.1, datë 10.1.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Në kreun I, « Organizimi i prokurimit publik », të bëhen ndryshimet e mëposhtme :

a)       Në fund të shkronjës « d », të pikës 2, « Prokurimi i përqendruar dhe organi qendror blerës », shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje :

« Nëse autoriteti kontraktor, në përcaktimin e të dhënave sasiore, ka marrë për bazë çmime të ndryshme, që nuk i afrohen atyre të tregut, organi qendror blerës mund të krijojë një grup pune të përbashkët, me përfaqësues të autoritetit, i cili bën testimin e tregut dhe përllogarit të dhënat sasiore, sipas fondit të vënë në dispozicion. ».

b)       Në pikën 3, « Botimi i njoftimeve të kontratës », bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon :

i)                     Fjalia e tretë, e shkronjës « c », shfuqizohet dhe zëvendësohet me « Afati i fundit i pranimit të njoftimit është deri në 5 ditë përpara publikimit në Buletinin e Njoftimeve Publike, pasardhës. Ky afat nuk do të zbatohet në rastet kur hedhja e njoftimit në sistem bëhet nga vetë autoritetet kontraktore, sipas udhëzimeve të APP-së. ».

ii)                   Fjalia e fundit,  e paragrafit të parë, të shkronjës « ç », shfuqizohet dhe zëvendësohet me « Afati i fundit i pranimit të njoftimit për publikim është deri në 5 ditë përpara publikimit në Buletinin e Njoftimeve Publike, pasardhës. Ky afat nuk do të zbatohet në rastet kur hedhja e njoftimit në sistem bëhet nga vetë autoritetet kontraktore, sipas udhëzimeve të APP-së. ».

2. Në pikën 2, të kreut III, « Dokumentet e tenderit » bëhen shtesat e mëposhtme :

c)       Në shkronjën « e », pas fjalisë së parë, të paragrafit të dytë, shtohet fjalia, me këtë përmbajtje :

« Në rastet e procedurave të prokurimit për blerjen e energjisë elektrike, ofertuesit duhet të paraqesin sigurimin e ofertës, në vlerën 2 për qind të ofertës së paraqitur në këto procedura prokurimi. ».

b) Në shkronjën « ë », pas paragrafit të parë shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje :

« Në procedurat e prokurimit për blerjen e energjisë elektrike, në rast se kontraktori nuk lëvron plotësisht/pjesërisht sasinë e kontraktuar, autoriteti kontraktor konfiskon, nga vlera e sigurimit të kontratës, vlerën për sasinë e energjisë elektrike të palëvruar, e cila llogaritet si diferencë e çmimit më të lartë, për të cilin autoriteti kontraktor ka ose do të ketë mundësi ta blejë energjinë elektrike të palëvruar. Vlerës së mësipërme duhet t’i nënshtrohen edhe kostot e mundshme për sigurimin e rrugëve të transmetimit, si dhe kostot e tjera përkatëse, të dokumentuara. Në këtë rast, kur vlera e sigurimit të kontratës është më e vogël se vlera që autoriteti kontraktor duhet të konfiskojë, diferenca mbahet nga vlera e pagesës, që autoriteti kontraktor do t’i paguajë kontraktuesit për sasinë e energjisë elektrike të lëvruar. ».

3. Në pikën 3, « Kohëzgjatja e kontratës », të kreut VII, « Kushte të përgjithshme për zbatim», bëhen shtesat e mëposhtme :

a)       Në shkronjën « a », pas fjalëve « ... me shkronjën « b »... » shtohen fjalët « ... të pikave 3 e 5... ».

b)       Në shkronjën « b » shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje :

« Objekti i tyre është mirëmbajtja e mjeteve kompjuterike apo mirëmbajtja e sistemeve elektronike/kompjuterike, me shtrirje gjeografike dhe/ose institucionale, që bën të nevojshëm zhvillimin e kapaciteteve njerëzore, ngritjen e ekspertizës dhe/ose të infrastrukturës. Këtu, gjithashtu, përfshihen edhe kontratat e shërbimit të ndërlidhjes (konjektivitetit) në shumë pika, në rastet kur kanë tarifë fillestare instalimi. Kohëzgjatja e këtyre kontratave nuk duhet të kalojë 4 vjet. ».

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në « Fletoren zyrtare ».

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›