E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PER MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EVROPIANE, PËR PROGRAMIN E FINANCIMIT TË PJESËMARRJES SË SHQIPËRISË NË PROGRAMIN ERDF, TË

V E N D I M 
PER
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES  SË FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EVROPIANE, PËR PROGRAMIN E FINANCIMIT TË PJESËMARRJES SË SHQIPËRISË NË PROGRAMIN ERDF, TË BASHKËPUNIMIT TERRITORIAL EVROPIAN “HAPËSIRA E EVROPËS JUGLINDORE”, NËN INSTRUMENTIN E ASISTENCËS SË PARAADERIMIT (IPA), KOMPONENTI II- BASHKËPUNIMI NDËRKUFITAR, PËR VITIN 2007

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e taktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave

V e n d o s i :

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Evropiane, për programin e financimit të pjesëmarrjes së Shqipërisë në programin ERDF, të bashkëpunimit territorial evropian “Hapësira e Evropës Juglindore”, nën instrumentin e asistencës së paraaderimit (IPA), komponenti II - bashkëpunimi ndërkufitar, për vitin 2007.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K r y e m i n i s t r i

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›