E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PER MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EVROPIANE, PËR PROGRAMIN NDËRKUFITAR, NDËRMJET SHQIPËRISË DHE ISH-REPUBLIKËS JUGOSLLAVE TË

V E N D I M 
PER
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EVROPIANE, PËR PROGRAMIN NDËRKUFITAR, NDËRMJET SHQIPËRISË DHE ISH-REPUBLIKËS JUGOSLLAVE TË MAQEDONISË, PËR VITIN 2007, NËN INSTRUMENTIN E ASISITENCËS SË PARAADERIMIT (IPA), KOMPONENTI  II,  – BASHKËPUNIMI NDËRKUFITAR,  SHQIPËRI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e taktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave

V e n d o s i :

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Evropiane, për programin ndërkufitar, ndërmjet Shqipërisë dhe                  ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, për vitin 2007, nën instrumentin e asistencës së paraaderimit (IPA), komponenti II, – bashkëpunimi ndërkufitar, Shqipëri”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K r y e m i n i s t r i

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›