E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT, TË FORMËS “BOT” (NDËRTIM, OPERIM DHE TRANSFERIM), TË LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE SHOQËRISË “STEBLEVA”, SHPK, PËR NDËRTIMIN E HIDROCENTRALIT “STEBLEV˔

V E N D I M

PËR 

MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT, TË FORMËS “BOT” (NDËRTIM, OPERIM DHE TRANSFERIM), TË LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE SHOQËRISË “STEBLEVA”, SHPK, PËR NDËRTIMIN E HIDROCENTRALIT “STEBLEVË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve  21, pika 4, e 27, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.           Miratimin e kontratës së koncesionit, të formës “BOT” (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si autoriteti kontraktues, dhe shoqërisë “Stebleva”, shpk, për ndërtimin e hidrocentralit “Steblevë”, sipas tekstit dhe anekseve, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2.           Ngarkohet  Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›