E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.88, DATË 15.2.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PËRBËRJES STRUKTURORE DHE SHPËRBLIMIN E KËSHILLIT KOMBËTAR TË SPORTIT”

V E N D I M

 

PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.88, DATË 15.2.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PËRBËRJES STRUKTURORE DHE SHPËRBLIMIN E KËSHILLIT KOMBËTAR TË SPORTIT”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 9, të  ligjit nr.9376,  datë 21.4.2005, “Për sportin”, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.88, datë 15.2.2006, të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Në pikën 1 numri “14” bëhet “8” dhe hiqen emërtimet e mëposhtme:

“               - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit;

                - Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit;

                - Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit;

                - Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës;

                - Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes;

                - Presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit.”.

2. Pas pikës 2 shtohet pika 2.1, me këtë përmbajtje:

“2.1. Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Sportit përfitojnë, për pjesëmarrje në çdo mbledhje, një shpërblim prej 5 000 (pesë mijë) lekësh.

Pagesat për shpërblimet të përballohen nga të ardhurat dytësore, miratuar për Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (Fondi Kombëtar i Zhvillimit të Sportit).”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›