V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E RASTEVE TË SHPENZIMEVE TË PANJOHURA, PËR EFEKT TË PËRCAKTIMIT TË FITIMIT TË TATUESHËM
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E RASTEVE TË SHPENZIMEVE TË PANJOHURA, PËR EFEKT TË PËRCAKTIMIT TË FITIMIT TË TATUESHËM
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 21, të ligjit nr.8433, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Përjashtimin nga rregulli i përcaktuar në shkronjën “n”, të nenit 21, të ligjit nr.8433, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, të subjekteve, që ushtrojnë veprimtari:
a) në zonat, të cilat nuk mbulohen nga rrjeti i sistemit bankar;
b) në institucionet financiare jobankare, të licencuara nga Banka e Shqipërisë.
2. Në zonat, të cilat nuk mbulohen nga rrjeti i sistemit bankar, pagesat e pagave, shpërblimet dhe çdo formë tjetër e të ardhurave personale, të punonjësve, të cilat lidhen me marrëdhëniet e punësimit, që u janë paguar të punësuarve, përfshirë edhe administratorët, të bëhen nga Posta Shqiptare, sha, sipas kritereve të licencës së marrë nga Banka e Shqipërisë dhe nëpërmjet marrëveshjeve me institucionet e interesuara.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA