P R O J E K T L I GJ PËR HEQJEN NGA FONDI PYJOR KOMBËTAR TË PARCELAVE NË EKONOMINË PYJORE KRASTË-KRUJË, QË DO TË PËRDOREN PËR NDËRTIMIN E FABRIKËS SË ÇIMENTOS E PËR KARIERA NGA SHOQËRIA “GENER 2”, SHPK
P R O J E K T L I GJ
PËR
HEQJEN NGA FONDI PYJOR KOMBËTAR TË PARCELAVE NË EKONOMINË PYJORE KRASTË-KRUJË, QË DO TË PËOREN PËR NDËRTIMIN E FABRIKËS SË ÇIMENS E PËR KARIERA NGA SHOQËRIA “GENER 2”, SHPK
Në mbështetje të neneve 78, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Neni 1
Për parcelat pyjore, që do të përdoren nga “GENER 2”, shpk:
1. për ndërtimin e fabrikës së çimentos dhe tullave të lehtësuara, me sipërfaqe 11,67 ha;
2. për karierë guri gëlqeror, me sipërfaqe 127.42 ha;
3. për karierë argjile, me sipërfaqe prej 55,78 ha,
gjithsej 194,87 ha, të cilat ndodhen në ekonominë pyjore Krastë-Krujë, sipas tabelave 1 e 2 dhe hartës, që i bashkëlidhen këtij ligji, të veprohet, si më poshtë vijon:
a) Sipërfaqja për ndërtimin e fabrikës të hiqet nga fondi pyjor kombëtar;
b) Sipërfaqet, që do të përdoren për kariera, të mbeten në fondin pyjor kombëtar, duke u regjistruar në zërin kadastral sipërfaqe jo prodhuese pyjore.
Neni 2
Të përcaktohen në terren dhe në hartë kufijtë e rinj të fondit pyjor kombëtar, që përftohen nga heqja dhe ndryshimi i zërit kadastral të këtyre parcelave, sipas nenit 1, të këtij ligji, si dhe të përfundojnë procedurat e pagesave të sipërfaqes totale prej 194,78 ha, sipas vendimit nr.391, datë 21.6.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe të kullotave”.
Neni 3
Brenda 5 vjetëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, shoqëria “GENER 2”, shpk, të pyllëzojë 200 ha pyje në parcelat e degraduara pyjore, sipas përcaktimit të drejtorisë përkatëse të shërbimit pyjor.
Neni 4
Për karierat, “GENER 2”, shpk, të zbatojë kërkesat për rehabilitimin dhe riveshjen me bimësi pyjore, të përcaktuara në lejen mjedisore dhe në lejet e shfrytëzimit.
Neni 5
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
KRYETARI
JOZEFINA PALLI