V E N D I M PËR HEQJEN NGA LISTA E INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME, NË ADMINISTRIM TË DREJTORISË SË SHËRBIMIT TË TRUPIT DIPLOMATIK, TË PASURISË, NDËRTESË DHE TRUALL, « AMBASADA ÇEKE, NË RRUGËN « SKËNDERBEJ », NR.10, TIRANË, DHE KALIMIN E SAJ NË
V E N D I M
PËR
HEQJEN NGA LISTA E INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME, NË ADMINISTRIM TË DREJRISË SË SHËRBIMIT TË TRUPIT DIPLOMATIK, TË PASURISË, NDËRTESË DHE TRUALL, « AMBASADA ÇEKE, NË RRUGËN « SKËNDERBEJ », NR.10, TIRANË, DHE KALIMIN E SAJ NË FONDIN E KOMPENSIMIT FIZIK, NË DISPOZICION TË AGJENCISË SË KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE »
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 16 e 28, të igjit nr.9235, datë 29.7.2004, « Për kthimin dhe kompensimin e pronës », të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Prona, truall dhe ndërtesë, me vendndodhje në rrugën « Skënderbej », nr.10, Tiranë, me kufij në Veri me pasurinë 1/96, në Jug me pasurinë 1/98, në Lindje me pasurinë 1/133, në Perëndim me pasurinë 1/151 dhe sipas planvendosjes, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të hiqet nga lista e pronave, në administrim të Drejtorisë së Shërbimit të Trupit Diplomatik, miratuar me vendimin nr.450, datë 16.6.2005, të Këshillit të Ministrave, « Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Drejtorisë së Shërbimit të Trupit Diplomatik », të kalojë në fondin e kompensimit fizik, në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
2. Ministri i Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me drejtorin e Përgjithshëm të AKKP-së, harton memorandumin e bashkëpunimit me Ambasadën e Republikës Çeke për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pronësisë së Republikës Çeke në territorin e Republikës së Shqipërisë, sipas legjislacionit shqiptar në fuqi.
3. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA