E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.478, DATË 18.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, « PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE TË DISA INSTITUCIONEVE, NË VARËSI TË MINISTRAVE TË LINJËS »

 V E N D I M

PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.478, DATË 18.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, « PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE TË DISA INSTITUCIONEVE, NË VARËSI TË MINISTRAVE TË LINJËS »

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487,    datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.478, datë 18.7.2007, të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto ndryshime:

1.       Në shkronjën “a”, të pikës 1, emërtesa “Enti i Turizmit” zëvendësohet me “Agjencia Kombëtare e Turizmit”.

2.       Lidhja nr.1/2, e përmendur në pikën 2/2, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

3.       Lidhja nr.2/1-B zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

4.       Lidhja nr.3, e përmendur në pikën 4, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

5.       Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për:

-          institucionet e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, të fillojnë nga data e hyrjes në fuqi të vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave, për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit;

-          të gjitha parashikimet e tjera, të fillojnë nga data 1 korrik 2007.

6.       Efektet financiare, për vitin 2007, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet e parashikuara për rritjen e pagave, në ligjin nr.9645, date 27.11.2006, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Përjashtimisht për periudhën nga data e emërimit për nëpunësit në Drejtorinë e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të sistemit të burgjeve, në Ministrinë e Drejtësisë, deri në datën e hyrjes në fuqi të vendimit, vlera e pagës për këta nëpunës të jetë sipas vendimit nr.711, datë 27.12.2001, të Këshillit të Ministrave.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›