E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA ZGJERIMI I VARREZAVE TË QYTETIT, NË BASHKINË E PUKËS

V E N D I M

PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA ZGJERIMI I VARREZAVE TË QYTETIT, NË BASHKINË E PUKËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të  ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave                                  

V E N D O S I:

1.       Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, qё preket nga zgjerimi i varrezave të qytetit, në bashkinë e Pukës.

2.       Shpronësimi të bëhet në favor të bashkisë së Pukës.

3.       Pronari i pasurisë së paluajtshme, që shpronësohet, të kompensohet në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen 2250 m2 tokë/arë , vlerësuar me çmimin 320 lekë/m2 , me vlerë të përgjithshme 712 000 (shtatëqind e dymbëdhjetë mijë) lekë.

4.       Vlera e përgjithshme e shpronësimit të përballohet nga të ardhurat e bashkisë së Pukës.

5.       Vlera e shpenzimeve procedurale, në shumën 80 000 (tetëdhjetë mijë) lekë, të përballohet nga bashkia e Pukës.

6.       Afati i përfundimit të procedurës së shpronësimit të jetë data 30.11.2007.

7.       Afati i përfundimit të punimeve për objektin “Zgjerimi i varrezave publike të qytetit”, të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga bashkia e Pukës, për realizimin e këtij projekti.

8.       Regjistrimi i ri i pasurisë prej 2250 m2  tokë/arë, shpronësuar në favor të bashkisë së Pukës, të bëhet brenda 30 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

9.       Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe kryetari i bashkisë së Pukës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›