E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË NDËRSEKTORIALE SHQIPTARE TË ZHVILLIMIT RURAL, 2007-2013

V E N D I M

 

PËR

MIRATIMIN  E STRATEGJISË NDËRSEKTORIALE  SHQIPTARE TË ZHVILLIMIT RURAL, 2007-2013

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave

                V E N D O S I :

1.        Miratimin  e strategjisë ndërsektoriale  shqiptare të zhvillimit rural, 2007-2013, sipas dokumentit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.        Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, në bazë të dokumentit të strategjisë, harton planin e veprimit për zbatimin e saj. Njëkohësisht, ajo monitoron edhe zbatimin e planit të veprimit nga ministritë dhe institucionet e tjera qendrore, si dhe raporton në Këshillin e Ministrave.

3.        Ministritë dhe institucionet e tjera qendrore, në varësi të Këshillit të Ministrave, përcaktojnë detyrat e tyre dhe raportojnë, në fund të vitit, pranë Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, për realizimin e masve të përcaktuara, në kuadër të zbatimit të planit të veprimit të strategjisë ndërsektoriale  shqiptare të zhvillimit rural.

4.        Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit harton, çdo vit, raportin për zhvillimin rural. Struktura e raportit miratohet nga Komiteti Ndërministror për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural.

5.        Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i shtetit.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në « Fletoren zyrtare ».

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›