E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT TË PRONËS NR.185 « BATALIONI I VËZHGIMIT AJROR » (ISH-REPARTI USHTARAK 3332) SAUK, TIRANË NGA MINISTRIA E MBROJTJES TE MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN N

PËR

NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT TË PRONËS NR.185 « BATALIONI I VËZHGIMIT AJROR »   (ISH-REPARTI USHTARAK 3332) SAUK, TIRANË NGA MINISTRIA E MBROJTJES TE  MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.515, DATË 18.7.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, « PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË MBROJTJES »

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15,   shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës dhe të ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit të pronës me numër rendor 185, « Batalioni i vëzhgimit ajror » (ish-reparti ushtarak 3332), Sauk, Tiranë, sipas vendimit nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, nga Ministria e Mbrojtjes te  Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për sigurimin e mjediseve shtesë për veprimtarinë e institucioneve të arsimit të lartë.

2. Prona me numër rendor 185 « Batalioni i vëzhgimit ajror » (ish-reparti ushtarak 3332), Sauk, Tiranë, të hiqet nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave.

3. Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës i ndalohet të ndryshojë destinacionin, ta tjetërsojë ose t’ua japë në përdorim të tretëve pronën e përcaktuar në këtë vendim.

4. Ngarkohen ministri i Mbrojtjes, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ministri i Arsimit dhe Shkencës dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›