E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.808, DATË 4.12.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DHËNIEN E LEJEVE TË MANOVRIMIT PËRDORUESVE TË MAKINERIVE TË RËNDA TË NDËRTIMIT”

V E N D I M 

PËR 

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.808, DATË 4.12.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DHËNIEN E LEJEVE TË MANOVRIMIT PËRDORUESVE TË MAKINERIVE TË RËNDA TË NDËRTIMIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 18, të ligjit nr.8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

 

Në vendimin nr.808, datë 4.12.2003, të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto ndryshime:

1.      Fjalët “leje manovrimi” zëvendësohen me “dëshmi aftësie”.

2.     Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“3.  a)  Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shfrytëzimit të Transportit Rrugor të ngrihet komisioni i posaçëm për dhënien e dëshmisë  së aftësisë, për përdoruesit e makinerive të rënda të ndërtimit.

b)     Kushtet dhe kriteret për dhënien e dëshmisë së aftësisë përdoruesve të makinerive të rënda të ndërtimit, si dhe disiplinimi i përdorimit të makinerive të ndërtimit përcaktohen në rregulloren, që do të hartohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, dhe do të miratohet nga ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.”.

c)     Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“4.  Kurset teorike e praktike, për përgatitjen e manovratorëve të makinerive të rënda të ndërtimit të zhvillohen nga subjektet juridike private, që plotësojnë kushtet e parashikuara në rregulloren e përmendur në shkronjën “b”, të pikës 3, të këtij vendimi.”.

d)     Pikat 2 e 5 shfuqizohen.

e)     Pika 7 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“7. Ngarkohet Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit për zbatimin e këtij vendimi.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


01/07/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›