V E N D I M PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.84, DATË 3.2.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR KALIMASH-MORIN˔
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.84, DATË 3.2.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR KALIMASH-MORINË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “ Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe t¸ nenit 8, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, t¸ ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në pikën 3, të vendimit nr.84, datë 3.2.2008, të Këshillit të Ministrave, të bëhen shtesat, si më poshtë vijon:
a) Sipërfaqjes së tokës/truall, 18 092 (tetëmbëdhjetë mijë e nëntëdhjetë e dy) m2, i shtohet sipërfaqja 1 238 (një mijë e dyqind e tridhjetë e tetë) m2 ;
b) Vlerës së tokës/truall, 47 647 100 (dyzet e shtatë milionë e gjashtëqind e dyzet e shtatë mijë e njëqind) lekë, i shtohet vlera 6 820 142 (gjashtë milionë e tetëqind e njëzet mijë e njëqind e dyzet e dy) lekë;
c) Vlerës së objekteve, 110 977 628.7 (njëqind e dhjetë milionë e nëntëqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind e njëzet e tetë pikë shtatë) lekë, i shtohet edhe vlera 15 555 968 (pesëmbëdhjetë milionë e pesëqind e pesëdhjetë e pesë mijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e tetë) lekë.
ç) Vlerës së përgjithshme të shpronësimit, prej 320 103 926.7 (treqind e njëzet milionë e njëqind e tre mijë e nëntëqind e njëzet e gjashtë pikë shtatë) lekësh, i shtohet edhe vlera 22 376 110 (njëzet e dy milionë e treqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e njëqind e dhjetë) lekë.
2. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Shpronësimi shtesë të fillojë më 10.3.2009 dhe të përfundojë më 10.5.2009.
4. Pronarët, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmim ZRPP”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve. Pronarët e objekteve, përveç dokumentacionit të pronësisë duhet të paraqesin edhe dokumentacionin tekniko-ligjor.
5. Drejtoria e P¸rgjithshme e Rrug¸ve t¸ bëjë likuidimin e pronarëve brenda afateve të përcaktuara në pikën 3, të këtij vendimi, në bazë të dokumentacionit të pronësisë.
Për objektet, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të bëjë likuidimin e pronarëve në bazë të dokumentacionit ligjor të pronësisë dhe në bazë të dokumentacionit tekniko-ligjor.
6. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e P¸rgjithshme e Rrug¸ve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
06/03/2009