E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË TRI AUTOKOLONAVE USHTARAKE ITALIANE, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D I M 

PËR 

LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË TRI AUTOKOLONAVE USHTARAKE ITALIANE, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 16, pika 2, 17, 18 e 19, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë,  në itinerarin Qafë-thanë - Porti i Durrësit, në datën 2 mars 2009, të 1 (një) autokolone ushtarake italiane, të përbërë nga 5 (pesë)  automjete dhe 10 (dhjetë) trupa.

2.     Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë,  në itinerarin Porti i Durrësit - Qafë-thanë, në datën 4 mars 2009, të 1 (një) autokolone ushtarake italiane, të përbërë nga 2 (dy)  automjete dhe 4 (katër) trupa.

3.     Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë,  në itinerarin Porti i Durrësit - Qafë-thanë, në datën 6 mars 2009, të një autokolone ushtarake italiane, të përbërë nga 3 (tri)  automjete dhe 6 (gjashtë) trupa.

4.     Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë për   autokolonën e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, është pika e kalimit të kufirit Qafë-thanë dhe pika e daljes është pika e kalimit të kufirit Porti i Durrësit.

5.     Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë për   autokolonat e përmendura në pikat 2 e 3, të këtij vendimi, është pika e kalimit të kufirit Porti i Durrësit dhe pika e daljes është pika e kalimit të kufirit Qafë-thanë.

6.     Procedurat për hyrjen, qëndrimin dhe daljen e këtyre trupave në Republikën e Shqipërisë janë parashikuar në marrëveshjen, ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave, nënshkruar në Londër, më 19 qershor 1951, të marrëveshjes, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe shteteve të tjera, që marrin pjesë në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre, nënshkruar në Bruksel, më 10 janar 1994, si dhe të protokollit shtesë, për marrëveshjen, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe të shteteve të tjera pjesëmarrëse në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre”, ratifikuar me ligjin nr.8034, datë 22.11.1995.

7.     Autokolonat italiane, gjatë hyrjes, lëvizjes dhe daljes në/nga territori i Republikës së Shqipërisë, të shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

8.     Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


06/03/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›