E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “UNAZA KORÇË, LOTI II”

V E N D I M 

PËR 

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “UNAZA KORÇË, LOTI II”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të         ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “ Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe t¸ nenit 8, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, t¸ ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave        

V E N D O S I :

 

1.     Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Unaza Korçë, Loti II”.

2.     Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

3.     Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen 817 (tetëqind e shtatëmbëdhjetë) m2, tokë/truall, me vlerë 15 308 129  (pesëmbëdhjetë milionë e treqind e tetë mijë e njëqind e njëzet e nëntë) lekë, dhe për sipërfaqen 164 (njëqind e gjashtëdhjetë e katër) m2, tokë/arë, me vlerë 68 322 (gjashtëdhjetë e tetë mijë e treqind e njëzet e dy) lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 15 376 451 (pesëmbëdhjetë milionë e treqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e katëqind  e pesëdhjetë e një) lekësh.

4.     Shpenzimet proceduriale, në shumën 487 000 (katërqind e tetëdhjetë e shtatë mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.

5.     Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 15 376 451 (pesëmbëdhjetë milionë e treqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e katëqind  e pesëdhjetë e një) lekësh, të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave, në Bankën e Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”.

6.     Shpronësimi të fillojë më 5.3.2009 dhe të përfundojë më 30.5.2009.

7.     Pronarët, për të cilët është bërë shënimi  “Konfirmim ZRPP” dhe plotësim dokumentacioni”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

8.     Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të bëjë likuidimin e pronarëve, sipas listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi, në përputhje me dokumentacionin e pronësisë.

9.     Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve  për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


06/03/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›