V E N D I M PËR HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT, TË CIKLIT TË DYTË, NË UNIVERSITETIN “ALEKSANDËR XHUVANI”, ELBASAN
V E N D I M
PËR
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT, TË CIKLIT TË DYTË, NË UNIVERSITETIN “ALEKSANDËR XHUVANI”, ELBASAN
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Hapjen, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, të universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, të programit të studimit, të ciklit të dytë, “Matematikë e zbatuar”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të dytë, në “Matematikë e zbatuar”.
2. Ky program i ciklit të dytë realizohet me 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tij është dy vite.
3. Programi i studimit “Matematikë e zbatuar” ta fillojë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.
4. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2009, miratuar për universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.
5. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
26/08/2009