V E N D I M PËR EMËRIMIN E ANËTARËVE, PËRFAQËSUES TË PUSHTETIT QENDROR, NË KËSHILLIN DREJTUES TË FSHZH-SË
V E N D I M
PËR
EMËRIMIN E ANËTARËVE, PËRFAQËSUES TË PUSHTETIT QENDROR, NË KËSHILLIN DREJTUES TË FSHZH-SË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 17, të ligjit nr.10130, datë 11.5.2009, “Për Fondin Shqiptar të Zhvillimit”, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Emërimin e anëtarëve, përfaqësues të pushtetit qendror, në këshillin drejtues të FSHZH-së, si më poshtë vijon:
- Z. Genc Ruli, ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës;
- Znj. Majlinda Bregu, ministër i Integrimit;
- Z. Ferdinand Poni, zëvendësministër i Brendshëm, për çështjet e pushtetit vendor dhe të decentralizimit;
- Z. Sherefedin Shehu, zëvendësministër i Financave.
Ky vendim hyn në fuqi më 1 korrik 2009.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
18/06/2009