E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, PËR MBËSHTETJEN E ZHVILLIMIT TË SEKTORIT TË TEKNOLOGJISË SË INFORMAC

V E N D I M 

PËR 

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, PËR MBËSHTETJEN E ZHVILLIMIT TË SEKTORIT TË TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT DHE KOMUNIKIMIT (TIK), NË SHQIPËRI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për mbështetjen e zhvillimit të sektorit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK), në Shqipëri, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


18/06/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›