V E N D I M PËR KALIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT TË KINOKLUBIT “STUDENTI” NGA “TRAJTIMI I STUDENTËVE, NR.1”, SHA, TIRANË, UNIVERSITETIT TË TIRANËS, PËR FAKULTETIN E DREJTËSISË
V E N D I M
PËR
KALIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT TË KINOKLUBIT “STUDENTI” NGA “TRAJTIMI I STUDENTËVE, NR.1”, SHA, TIRANË, UNIVERSITETIT TË TIRANËS, PËR FAKULTETIN E DREJTËSISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2002, “Për pasuritë e paluajtshme shtetërore”, të ndryshuar, dhe të nenit 82, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin e përgjegjësisë së administrimit të kinoklubit “Studenti” nga “Trajtimi i studentëve, nr.1”, sha, Tiranë, Universitetit të Tiranës, për Fakultetin e Drejtësisë.
2. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, “Trajtimi i studentëve, nr.1”, sha, Universiteti i Tiranës dhe zyra për regjistrimin e pasurive të paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
27/01/2009