V E N D I M PËR SHPËRBLIMIN E FAMILJEVE TË FSHATIT LEVRUSHK, KOMUNA QELËZ, RRETHI PUKË, PËR DËMIN QË U ËSHTË SHKAKTUAR NGA PRANIA E HIDROCENTRALIT TË KOMANIT
V E N D I M
PËR
SHPËRBLIMIN E FAMILJEVE TË FSHATIT LEVRUSHK, KOMUNA QELËZ, RRETHI PUKË, PËR DËMIN QË U ËSHTË SHKAKTUAR NGA PRANIA E HIDROCENTRALIT TË KOMANIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 5, të ligjit nr.8756, datë 26.3.2001, “Për emergjencat civile”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dëmshpërblimin e familjeve të fshatit Levrushk, komuna Qelëz, rrethi Pukë, për dëmin që u është shkaktuar nga prania e hidrocentralit të Komanit, sipas listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Vlera e dëmshpërblimit, në shumën 26 705 454 (njëzet e gjashtë milionë e shtatëqind e pesë mijë e katërqind e pesëdhjetë e katër) lekë, do të shpërndahet nga komuna Qelëz, e rrethit Pukë, për kryefamiljarët, sipas tabelës nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ministria e Financave, Ministria e Brendshme dhe komuna Qelëz, e rrethit Pukë, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
27/01/2009