V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA RIKONSTRUKSIONI I SHESHIT “SHTRAUS”, NË BASHKINË E TIRANËS
V E N D I M
PëR
SHPRONëSIMIN, PëR INTERES PUBLIK, Të PRONARëVE Të PASURIVE Të PALUAJTSHME, PRONë PRIVATE, Që PREKEN NGA RIKONSTRUKSIONI I SHESHIT “SHTRAUS”, Në BASHKINë E TIRANëS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5/1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga rikonstruksioni i sheshit “Shtraus”, në bashkinë e Tiranës.
Shpronësimi bëhet në favor të bashkisë së Tiranës.
Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronëohen, të kompensohen, sipas masës përkatësë, që jepet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, për sipërfaqen 168 (njëqind e gjashtëdhjetë e tetë) m², truall, me vlerë të përgjithshme shpronësimi 4 280 304 (katër milionë e dyqind e tetëdhjetë mijë e treqind e katër) lekë.
Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 4 280 304 (katër milionë e dyqind e tetëdhjetë mijë e treqind e katër) lekë, të përballohet nga të ardhurat e bashkisë së Tiranës, planifikuar në buxhetin e saj.
Vlera e shpenzimeve procedurale të përballohet po nga bashkia e Tiranës.
6. Afati i përfundimit të procedurës së shpronësimit të jetë tre muaj pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
Afati i përfundimit të punimeve për këtë objekt të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga bashkia e Tiranës, për realizimin e këtij projekti.
Regjistrimi i ri i pasurisë, 168 (njëqind e gjashtëdhjetë e tetë) m², truall, shpronësuar në favor të bashkisë së Tiranës, të bëhet brenda 30 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Proces regjistrimi”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, me përfundimin e procesit të regjistrimit dhe pasi të kenë dorëzuar dokumentacionin e pronësisë, pranë bashkisë së Tiranës. Deri në këtë çast, paratë të qëndrojnë të bllokuara në bankë.
Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe bashkia e Tiranës për ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA11/12/2009